Lajme

“Kurti kërkonte tension e polarizim me SBASHK-un”

10/04/2022 12:45
nga:N M

Albert Krasniqi përfaqësues i shoqërsië civile ka thënë se pezullimi i grevës nga SBASHK duhet të shihet i gjest i vullnetit të mirë, përderisa ka vlerësuar se Albin Kurti kërkonte vazhdimisht tension e polarizim me grevistët, raporton Gazeta Blic.

Krasniqi ka thënë se grevistët nuk kishin asgjë personale me askënd, por vetëm një kërkesë për rritje pagash në kohë inflacioni.

Ai ka vlerësuar se kryeminsitri i vendit grevën në arsim e kishte marrë ‘si personale’.

Reagimi i plotë:

Pezullimi i grevës në arsim është dashur të shihet si gjest i vullnetit të mirë të mësimdhënësve për t’iu kthyer normalitetit. Për dallim prej Kryeministrit Kurti që kërkonte tension e polarizim, tek mësimdhënësit mbizotëroi zëri i arsyes. Interesin e nxënësve e vendosen mbi atë personal, përkundër fyerjeve e linçimeve që përjetuan çdo ditë. “Të jenë pjesë e konsultimeve substanciale për Projektligjin për Pagat”, ishte oferta që morën.
Ky gjest tregoi që sindikatat nuk e kishin personale. Por kryeministri dëshironte t’i shihte si të tilla. Se kërkesat për paga më të larta në kohë të inflacionit rekord, na qenkan mos njohje të rezultatit të zgjedhjeve, shantazh ndaj shtetit, e tradhti ndaj kombit. Andaj një “disiplinim i mirë” duhet t’i ipet secilit që kërkon më shumë sesa që i ofrohet. Edhe qoftë duke u thirrur në zbatim të ligjit në mënyrë selektive vetëm për mësimdhënësit. Qartësisht masë diskriminuese për një grup, me karakter ndëshkues dhe kundërligjore.

Gjini: Ministria selektoi listat për shkak të grevës, ndalja e pagave shumë gabim