Lajme

Gjini: Ministria selektoi listat për shkak të grevës, ndalja e pagave shumë gabim

10/04/2022 11:57
nga:G B

Edhe Komuna e Gjakovës i ka dërguar listat e pagave në Thesar.

Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Blic kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini.

Ai ka thënë se selektimi i listave është bërë nga ministria, për shkak të grevës.

“Ne i kemi dërguar listat, sikur edhe komunat tjera. Ministria i ka selektuar për shkak të grevës. Komunat nuk kanë obligim tjetër në këtë drejtim”, thotë Gjini.

Ndaljen e pagave për grevistët e arsimit ai e ka quajtur shumë gabim, precedent të keq.

“Shumë gabim. Precedent i keq dhe brutalitet”, deklaron kryetari Gjini./Gazeta Blic/

 

Lladrovci përgënjështron Nagavcin: Listat e pagave janë dërguar, ndalja e pagave e kundërligjshme

SBASHK-u ultimatum Qeverisë: Të presim veç edhe nesër!