Lajme

Kur mund t’i shpall presidentja Osmani zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri? Flasin nga Presidenca

11/07/2022 15:28
nga:G B

Komunat me shumicë serbe në veri të Mitrovicës kanë mbetur pa kryetarë.

Kjo pasi ata kanë dhënë dorëheqje dje.

E, për shpalljen e zgjedhjeve në këto komuna, janë deklaruar nga Presidenca.

Bekim Kupina, këshilltar për media në Presidencë, ka thënë për Gazeta Blic se legjislacioni në fuqi dhe praktika e përcaktojnë qartë procedurën për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në rastet kur kryetarët e komunave dorëhiqen nga posti i tyre.

“Presidentja e Republikës së Kosovës ndërmerr veprimet e nevojshme, duke përfshirë konsultimet me subjektet politike, si dhe shpalljen e zgjedhjeve, pas njoftimit zyrtar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) për dorëheqjen e kryetarëve të komunave. Deri më tani, një njoftim i tillë ende nuk është pranuar nga Zyra e Presidentes”, ka thënë Kupina për Gazeta Blic.