Lajme

Kryeministri Kurti udhëton për në Mynih të Gjermanisë

02/17/2023 21:34
nga:Astrit Gashi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sonte për në Mynih të Gjermanisë, ku do të merr pjesë në Konferencën e Sigurisë.

Kurti do të zhvillojë takime me liderë shtetërorë dhe përfaqësues institucionesh, pjesëmarrës në këtë konferencë.