Lajme

Kryeministri Kurti shënon ditëlindjen e Ukshin Hotit, në shtëpinë-muze vendos rroba origjinale të intelektualit të shquar

06/17/2021 09:18
nga:M K

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka qenë në shtëpinë-muze në Krushë të Madhe, ku bashkë me Avni Deharin vendosën dy palë rroba të intelektualit të shquar.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kurti ka thënë sot edhe zyrtarisht mbyllet java e lëvizjes, e cila filloi një javë më parë, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe komunikata e plotë.

Java e Lëvizjes nisi me 10 qershor me shënimin e përvjetorit të Lidhjes së Prizrenit dhe përmbyllet sot me 17 qershor me shënimin e ditëlindjes së Ukshin Hotit.
Me aktivistë e banorë të Krushës së Madhe, në Shtëpinë Muze, bashkë me Avni Deharin vendosëm dy palë rroba të Bacës Ukë: xhemperin që e ka preferuar më së shumti dhe një kostum vere të cilin e veshi kur doli nga burgu i parë. Ai kostum shihet edhe në fotografinë nga një koncert i Shkurte Fejzës në Kërçovë.
Librat e Profesor Hotit, jeta e tij vepër dhe rikthimi te kjo shtëpi na mbajnë fort në rrugë të drejtë dhe përplot me energji për ecjen përpara.

LEXO EDHE:

Hoxhaj: Qeveria Kurti duhet ta zbatoj Ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike apo ta sjell një ligj më të mirë

/GazetaBlic/