Lajme

Krasniqi viziton familjet Haradinaj dhe Gucati: Qëndrueshmërinë dhe krenarinë kombëtare i gjetëm edhe sot te këto familje

05/18/2022 19:25
nga:G C

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi me bashkëpunëtorë, ka vizituar familjet e Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit, pas dënimit të tyre nga Gjykata Speciale.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook është shprehur se qëndrueshmërinë dhe krenarinë kombëtare i gjetën te këto familje edhe në këtë ditë aspak të lehtë për ta.

“E mundimshme dhe me plot pengesa ka qenë rruga jonë për liri, por populli ynë nuk i është shmangur kurrë asaj rruge, deri në çlirimin e plotë. Këtë traditë e kanë kultivuar ndër breza edhe familjet Gucati e Haradinaj, me të cilët, sot jemi të gjithë me mendje e zemër.”, ka shkruar Krasniqi.

Postimi i plotë:

Duke bashkëndjerë me familjarët e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, së bashku me kolegë të Partisë Demokratike të Kosovës, vizituam sot familjet Haradinaj dhe Gucati, për t’u solidarizuar në këtë ditë aspak të lehtë për ta e për ne.

E mundimshme dhe me plot pengesa ka qenë rruga jonë për liri, por populli ynë nuk i është shmangur kurrë asaj rruge, deri në çlirimin e plotë. Këtë traditë e kanë kultivuar ndër breza edhe familjet Gucati e Haradinaj, me të cilët, sot jemi të gjithë me mendje e zemër. Qëndrueshmërinë dhe krenarinë kombëtare tek këto familje e gjetëm të palëkundur edhe sot.