Lajme

Krasniqi: Pasi Albulena Haxhiu ka dështuar pesë herë të zgjedhet kryeparlamentare, VV të propozojë një kandidat tjetër

08/19/2025 10:00
nga:G B

Njohësi i çështjeve politik, Albert Krasniqi, ka thënë se duke parë se Albulena Haxhiu ka dështuar pesë herë të zgjedhet kryetare e Kuvendit, ajo nuk mund të rikandidohet sërish, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se VV duhet të propozojë një kandidat tjetër.

Postimi i tij i plotë:

Duke qenë se votimi për kandidat/e për kryetar/e të Kuvendit nuk mund të përsëritet më shumë se tre herë për të njëjtin person, dhe se propozimi i parë i LVV-së për kandidaten Albulena Haxhiu ka qenë i pasuksesshëm për pesë herë, ajo nuk mund të rikandidohet sërish. Në vijimin e seancës konstituive, LVV duhet të propozojë një kandidat/e tjetër për këtë post.