Lajme

Krasniqi pas takimit me Lajçak: UÇK nuk ka pasur arkiva, ky është një fakt i ditur botërisht

09/16/2021 12:17
nga:N M

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka dhënë detaje rreth takimit që pati sot me të dërguarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

”Ne kishim një takim me Lajçakun dhe delegacionin e tij, për të diskutuar zhvillimet mbi dialogun mes Kosovës dhe Serbisë”.

”I shpreha qëndrimet e PDK-së lidhur me këtë proces”.

”Kërkesa jonë është që të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Përfundimi i këtij procesi të sjell njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran nga ana e Serbisë, pa cënuar asnjë nga themelet e Kushtetutës së Republikës së Kosovës”.

”PDK është e vetmja që qysh në 2018, edhe në mënyrë publike e ka platformën e vet për dialogun. Ne i qëndrojmë kësaj platforme besnik, dhe besoj që kjo është rruga e vetme për të shkuar përpara”.

Tutje ai tha se me Lajçak e ka diskutuar edhe çështjen e hapjes së arkivave të UÇK-së, duke mohuar se Ushtria Çlirimtare, kishte arkiva.

”Qëndrimi ynë për arkivat është bërë publik, edhe sot në takim me Lajçak e ngrita këtë çështje: Ne besojmë që fokusi të jetë tek çështjet e mëdha dhe nuk duhet askush të tentojë me çështje më sporadike të ikë nga obligimet e mëdha që kanë”.

”UÇK nuk ka pasur arkiva, ky është një fakt i ditur botërisht. Kushdo tjetër që në një formë ose tjetër, me qëllim apo pa qëllim e thotë një të pavërtetë dhe shkakton konfuzione të cilat mund të jenë vetëm në favor të konspiracioneve dhe imagjinatës që tashmë është pjesë e diskursit publik dhe sulmit politik të Serbisë ndaj Kosovës”.

Rama i dërgon Kurtit sinjale bashkëpunimi: Vendimet që s’na pëlqejnë duhet t’i diskutojmë vëllazërisht!