Lajme

Krasniqi: Nuk mund ta ndalhni as Vehbiun dhe asnjërin prej nesh që do t’i shpërfaqim të gjitha skandalet tuaja

10/31/2024 16:55
nga:G C

Deputetja e LDK-së, ka reaguar ashpër ndaj qeverisë në pushtet, duke theksuar se “fjala e lirë nuk mund të ndalet me veprime komuniste”, raporton GazetaBlic.

Rrezarta Krasniqi e cilësoi këtë qasje si “të turpshme dhe të neveritshme”, duke e akuzuar partinë në pushtet për një strategji totalitare.

Në një deklaratë të fortë, deputetja vuri në dukje se qeveria ka hapur “një luftë të humbur” duke tentuar të pengojë zërin e gazetarëve.

“Nuk mund ta ndalni as Vehbiun dhe asnjërin prej nesh që do t’i shpërfaqim të gjitha skandalet tuaja,” shtoi ajo, duke shprehur besimin se kritika dhe transparenca janë thelbësore për një demokraci të shëndoshë.

Pajisja gjurmuese në veturën e Kajtazit, AGK kërkon zbardhje të shpejt të rrethanave të rastit