Lajme

Krasniqi i reagon Dejona Mihalit: Përparim Rama është zgjedhur dy mandate, para “kukullave” të propozuara nga ti – turp ju qoftë për papërgjegjësi

06/15/2026 21:57
nga:G B

Ish deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar ndaj Dejona Mihalit të VV-së, e cila i reagoi kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, raporton Gazeta Blic.

“Qytetarët e Prishtinës për dy mandate e kanë zgjedhur Përparim Ramën para “kukullave” të propozuara nga ti”, ka shkruar Krasniqi.

Ajo ka thënë se ajo dhe Kurti kanë përgjegjësi që të ofrojnë siguri për qytetarët e vendit.

“Turp ju qoftë për papërgjegjësinë e treguar”, ka shkruar ajo.

Postimi i saj i plotë:

Kush je ti Dejona Mihajlli?

Qytetarët e Prishtinës për dy mandate e kanë zgjedhur Përparim Ramën para “kukullave” të propozuara nga ti.

Kur një figurë pa identitet sikur Dejona e sulmon kryetarin e Prishtinës tregon sa shumë janë traumatizuar nga humbjet që kanë përballë LDK-së dhe Kryetarit Përparim Rama në Prishtinë.

Ti Dejona dhe Kryeministri Kurti keni përgjegjësi që të ofroni siguri për qytetarët e vendit dhe turp ju qoftë për papërgjegjësinë e treguar.