Lajme

Krasniqi: Avni Dehari dje u desh t’u kërkonte falje deputetëve, ai do të duhej të tërhiqej krejtësisht nga kryesimi i seancës konstituive

08/21/2025 10:10
nga:G B

Albert Krasniqi nga shoqëria civile, ka thënë se dje kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, u desh ta hapte seancën me një kërkim falje për të gjithë deputetët, për veprimet e tij kundërkushtetuese.

Përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Dehari me arrogancë kërkonte nga regjia t’ua ndalte mikrofonin, sa herë që deputetët i rikujtonin Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Më e natyrshmja do të ishte që ai të tërhiqej krejtësisht nga kryesimi i seancës konstituive”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Avni Dehari, të paktën, do të duhej ta kishte hapur seancën e djeshme me një kërkim falje ndaj deputetëve për veprimet e tij kundërkushtetuese.

Sa herë që deputetët i rikujtonin Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, ai me arrogancë kërkonte nga regjia t’ua ndalte mikrofonin.

Më e natyrshmja do të ishte që ai të tërhiqej krejtësisht nga kryesimi i seancës konstituive.

– Imponoi në mënyrë arbitrare një opsion kundërkushtetues.

– Injoroi aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për më shumë se një muaj.

– Dëshmoi se nuk është në gjendje të veprojë i pavarur nga diktati partiak.

Një kryesues i seancës konstituive duhet të mbrojë rendin kushtetues dhe dinjitetin e Kuvendit, jo ta cenojë atë.