Lajme

Krasniqi: Ambienti dhe planifikimi urban, dy temat kryesore që do të shtyj përpara për Obiliqin nëse zgjedhem deputet!

06/04/2026 19:07
nga:Y I

Gazmend Krasniqi, kandidat për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje me numër 87 në një intervistë dhënë për ‘Blic Zgjedhor’ foli më gjerësisht rreth kandidimit të tij në zgjedhjet e 7 qershorit.

Krasniqi i cili aktualisht mban pozitën e drejtorit të Urbanizmit në komunën e Obiliqit, tha se hapësira e cila do të mund t’i jepej në Kuvend është shumë më e madhe në krahasim me pozitën që mban aktualisht.

Ai premtoi se nëse hyn në parlament pas 7 qershorit do të shtyj përpara politika që të ketë ligje më të mira që kontribuojnë për ambientin në këtë komunë dhe s’e do të merret me çështjen e planifikimit urban.

“Hapësira që mua më jepet si deputet në Parlamentin e Kosovës është e madhe në krahasim me drejtorin e Urbanizimit. Si deputet mundem të intervenoj pasi Obiliqi njihet si vendi që është shumë i ndotur, në anën tjetër Kosovës i jep shumë, si prodhimin e energjisë. Në parlamentin e Kosovës mendoj që do shtyj politikat, në atë mënyrë që të ketë ligje të mira edhe për banorët tonë, duke kontribuar në ambientin që është në komunën e Obiliqit. Pastaj planifikimin urban, ligjet brenda planifikimit urban, kështu që këto janë dy temat që kryesisht do të mundohem t’i shtyj përpara, duke mos anashkaluar edhe jetën dhe mirëqenien sociale në komunën e Obiliqit. Ndërsa si drejtor i Urbanizmit mua ato ligje më përket vetëm t’i aplikoj jo edhe t’i ndryshoj prandaj kjo ka qenë diferenca pse unë kam vendosur të shkoj në parlamentin e Kosovës” deklaroi kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje me numër 87, Gazmend Krasniqi në intervistën e dhënë për ‘Blic Zgjedhor’.

INTERVISTA E PLOTË: