Sporti

Kosova pesë vende më lartë në ranglistën e FIFA-s, Shqipëria zbret për tre pozita

08/12/2021 17:51
nga:E K

FIFA ka publikuar ranglistën e re të kombëtareve të futbollit.

Kosova në publikimin e ri të shtëpisë më të madhë të futbollit ka avancuar për 5 pozita më lartë, përcjell GazetaBlic Sport.

Nga vendi i 120-të që ishtë në herën e kaluar, Kosova tani renditet e 115’ta me 1159 pikë.

Kombëtarja e Shqipërisë nuk ka treguar progres në renditjen e re, Shqipëria ka shënuar rënie në tre pozita duke u renditur e 69’ta me 1362 pikë.

Kombëtarja e parë në këtë ranglistë është Belgjika me 1822 pikë pasuar nga Brazili me 1798 dhe Franca me 1762.

/GazetaBlic Sport/