Lajme

“Kosova nuk kërcënohet kurrë nga veteranët e as UÇK, por politikanët që shtetin e shohin si mundësi për pushtet”

06/06/2022 19:05
nga:G B

Ehat Miftaraj nga IKD ka reaguar pas protestës së veteranëve, derisa ka thënë se shteti është sinonim i tyre dhe UÇK-së, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se liria dhe shteti i Kosovës nuk kërcënohet kurrë nga veteranët e as UÇK, por politikanët që shtetin e shohin si mundësi për pushtet.

Postimi i plotë:

Liria dhe shteti i Kosovës është sinonim i UÇK dhe veteraneve te vertete te luftes, pa iu hyrë në hak edhe shume lidereve dhe atdhetareve tjere ne kete rrugetim, secili sipas mundesive dhe perpjekjeve te tyre.

Liria dhe shteti i Kosoves, nuk kercenohet kurre nga veteranet e as nga UÇK, po nga politikanet qe shtetin e njohin dhe shohin vetem si mundesi me ardh në pushtet.