Lajme

Kosova mbetet jashtë Programit të Evropës Digjitale: Kurti, Osmani e Konjufca asnjë fjalë

07/01/2023 11:10
nga:Gazeta Blic

Kosova është vendi i vetëm i rajonit që mbeti jashtë Programit të Evropës Digjitale, i cili kap vlerën e 7.5 miliardë eurove, raporton Gazeta Blic.

Megjithatë, askush nga drejtuesit e vendit nuk e ka marrë guximin e as përgjegjësinë ta thotë të paktën një fjalë për këtë dështim.

As kryeministri i vendit, Albin Kurti, as presidentja Vjosa Osmani e as kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nuk e kanë thënë deri më tani asnjë fjalë.

I vetmi që ka reaguar deri më tani është ish- kryeministri i vendit, Avdullah Hoti.

“Dëm i madh që Kosova nuk është pjesë e Programit të Evropës Digjitale të BE-së!”, ka shkruar Hoti, raporton Gazeta Blic.

Ishte kryeministri shqiptar, Edi Rama ai i cili njoftoi se Shqipëria ishte pjesë e këtij programi, derisa Kosova mbeti jashtë saj.

Postimi i plotë i Edi Ramës:

LAJMI I MIRË?????

Nga sot Shqipëria do të jetë pjesë e Programit të Europës Digjitale?

✍️Sot me firmosjen e marrëveshjes në Bruksel, Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të jenë pjesë e Europës Digjitale ku qytetarët, bizneset, institucionet publike do të kenë mundësi të aplikojnë në programin e ri financues të BE-së prej gati 7,5 miliard Euro?

??Agjenda digjitale e cila është një nga shtyllat kryesore të qeverisë shqiptare tashmë do të mbështetet edhe nga programet e BE?????

#VetëmPërpara➡️

Përplasja e Qeverisë së Kosovës me vendet e QUINT-it për shkak të situatës në veri, ka bërë që SHBA dhe BE të paralajmërojnë sanksione të vazhdueshme ndaj Kosovës.

Ndërkohë, deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti duke folur për Gazeta Blic ka paralajmëruar ditë të këqija për Kosovën.

Ai ka theksuar për Gazeta Blic se vendosja e sanksioneve do të ketë pasoja shumë të rënda për të ardhmen e Kosovës.

“Një vend si Kosova, ku njerëzit e saj janë prezantuar si pro evropian, pro perëndimor dhe qeveria të veprojë në kundërshtim me rrjedhën e lumit, në kundërshtim me mesazhet që vijnë nga SHBA-ja dhe BE-ja, dhe të veprojë në kundërshtim me interesat e Kosovës, përveqëse kundër interesave të Kosovës, të veprohet kështu është gabim dhe pasojat për të ardhmen e Kosovës do të jenë të paparishikueshme”, thotë ai në një prononcim për Gazeta Blic.

Haliti ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’i ndërpres siç u shpreh ai aventurat politike dhe t’i dëgjoj këshillat e ndërkombëtarëve.

Sanksionet e SHBA-së dhe BE-së/ Paralajmëron Xhavit Haliti: Kosova do të ketë pasoja, do të ‘ndëshkohen’ qeveritarët edhe individualisht

“Unë do të dëshiroja dhe uroja që të ndërpriten aventurat politike të Qeverisë dhe prezantimi i Kosovës nga një shfaqje që e kemi të prezantuar në botë që provokon konflikte dhe t’izbatojmë kërkesat që ka perëndimi ndaj nesh, ky është një obligim i domosdoshëm i Qeverisë së Kosovës kështu mendoj që do të duhej të vepronte Qeveria”.

Haliti nuk pret rënie të Qeverisë Kurti, derisa ka parlajmëruar sanksione të menjëhershme nëse nuk i plotësojmë kërkesat e SHBA-së e BE-së.

“Qysh me ra Qeveria kur është e papërgjegjshme. Sanksionet do të jenë të menjëhershme nga SHBA-ja dhe BE-ja dhe do të jenë me pasoja edhe individuale, inidivid të caktuar brenda Qeverisë së Kosovës por edhe në përgjithësi për interesat e vendit. Është e pamundur të bie qeveria, sepse ata nuk japin dorëheqje, ata po konsiderojnë veten që kanë të drejtë. Dhe e dyta, kryetarët e komunave të cilët kanë vendosur të qëndrojnë dhe ‘sakrifikojnë’ për Kosovën në dy zyrat në komuna veriore të Kosovës, atëherë unë po mendoj që do të kenë përgjegjësi bashkë me të gjithë ata që i joshë për me qëndru në pozitë”, tha Haliti për Gazeta Blic.