Lajme

Konjufca takon homologen franceze, diskutojnë për situatën aktuale dhe sfidat në Kosovë

07/20/2023 13:50
nga:Mergim Rreci

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në kuadër të vizitave zyrtare në Francë, i shoqëruar nga ambasadori Mehdi Halimi, shefi i stafit, Ilir Kërçeli dhe këshilltari Donik Sallova, ka takuar kryetaren e Asamblesë Kombëtare të Francës, Yawl Braun-Pivet, nënkryetaren e Asamblesë Kombëtare, Valérie Rabault, kryetarin e komisionit për punë të jashtme, Jean-Louis Bourlanges, deputetin për francezët që jetojnë jashtë Francës, Frédéric Petit dhe kryetarin e grupit të miqësisë Francë-Kosovë, Jean-Philippe Ardouin.

Sipas Konjufcës në këtë takim miqësor dhe të frytshëm theksuam nevojën për thellim të bashkëpunimit mes dy vendeve tona aleate, si në rrafshin e raporteve mes institucioneve tona parlamentare, ashtu edhe në nivel të plotë shtetëror.

“Republika e Kosovës është shumë e interesuar që partneriteti mes dy vendeve tona të jetë jo vetëm i vazhdueshëm dhe i palëkundur, por edhe të thellohet më tej duke lëvruar gjithë potencialin e vet, nga pikëpamja institucionale, kulturore, ekonomike dhe politike, si përgjigje e domosdoshme ndaj rrethanave ku gjendemi aktualisht si bllok perëndimor, me vlera dhe synime të përbashkëta që i mbrojmë dhe i zhvillojmë”, shtoi Konjufca.

Po ashtu Konjufca e falënderon homologen znj. Yaël Braun-Pivet për kontributin e Francës në drejtim të Kosovës ndër vite, asistencën e vyer që vendit tonë i ka sjellë sot sukses në cilësitë e shtetndërtimit, në sundim të ligjit dhe demokratizimin shembullor në rajon.

‘Diskutuam për situatën aktuale në vendet tona dhe për sfidat nëpër të cilat gjendemi aktualisht. I theksova zj. Yaël Braun-Pivet përkushtimin e plotë të Republikës së Kosovës ndaj angazhimeve tona që në vëmendje kanë shembullin, mjetet dhe frymën e Bashkimit Evropian, unionit të vlerave dhe qëllimeve tona të përbashkëta”, përfundoi Konjufca.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, Zyra Ovale dhe teksti

Mund të jetë një imazh i 9 persona, Zyra Ovale dhe teksti