Reshjet e shiut në Kosovë së fundi kanë bërë që në disa vende të ketë vërshime.
Sot Gazeta Blic raportoi për vërshime në komunën e Drenasit, më saktë në fshatrat Poklek e Korroticë.
Lidhur me gjendjen në këto fshatra dhe në Drenas, janë deklaruar nga kjo komunë.
Nga zyra për informim e Komunës së Drenasit kanë thënë për Gazeta Blic se gjendja nuk është e mirë por që ka vetëm dëme në kultura bujqësore dhe jo raste që uji ka depërtuar në shtëpi banimi.
“Pas rënies së vazhdueshme të reshurave të shiut, gjendja edhe në Drenas është jo e mirë, mirëpo fatmirësisht ende nuk kemi raste kur shiu ka hy në shtëpi banimi, dëme ka vetëm në kultura bujqësore”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Po ashtu, ata kanë njoftuar se drejtori për shërbime publike dhe emergjencë kanë qenë vazhdimisht në terren, si dhe është i formuar komisioni për vlerësimin e dëmeve.
“Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, ka qenë vazhdimisht ne terren për të monitoruar gjendjen. Komuna e Drenasit ka të formuar edhe komisionin komunal për vlerësimin e dëmeve sipas rregullores për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësive të tjera. Dëme për momentin nuk kemi të raportuara, mirëpo nëse vazhdojnë të reshurat, gjendja do të vështirësohet”, është thënë nga Komuna e Drenasit./Gazeta Blic/
Përmbytje në disa fshatra të Drenasit, uji hyn nëpër shtëpi


