10 minuta më parë
Komisioni hetimor për rastin e Arlindës, Paris Guri zëvendëson Doarsa Kica-Xhelilin
Me 69 vota për, tri kundër dhe dy abstenime, Kuvendi i Kosovës ka miratuar propozimin e Grupit Parlamentar të LDK-së për zëvendësimin e deputetes Doarsa Kica-Xhelili me deputetin Paris Guri në Komisionin Parlamentar Hetimor.
Ky komision është themeluar për të hetuar veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, si dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.
Zëvendësimi është bërë me kërkesë të Grupit Parlamentar të LDK-së.




