Lajme

Kolegji Universum asiston maturantët për përfitim të subvencionit për trajnime të Teknologjisë Informative nga MASHT

11/26/2021 13:45
nga:K G

Ftohen të gjithë maturantët të aplikojnë në kurset e Teknologjisë Informative që do të ofrohen nga Kolegji Universum në bashkëpunim me Institutin Anglez Pearson dhe do të financohen nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Merr certifikatë angleze të njohur ndërkombëtarisht. APLIKO këtu https://bit.ly/2ZjeuUt

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, përmes një Memorandumi Bashkëpunimi, ka shpallur konkurs për subvencionimin e maturantëve për kurse të trajnimit në fushën e Teknologjisë Informative.

Kuponët për kurset në fushën e TI do t’iu ndahen 2000 maturantëve, të cilët jenë shtetas të Republikës së Kosovës, janë nxënës të rregullt në arsimin formal publik në klasën e XII për vitin shkollor 2021/2022. Ndërsa kriteri për të fituar kuponë për kurse të trajnimit në fushën e Teknologjisë informative është nota mesatare e suksesit nga dëftesa e klasës XI.

Vlera e kuponit është 600 euro, ku shuma prej 200 euro ndahet për mbulimin e shpenzimeve indirekte (transporti, ushqimi). 300 euro ndahen për rimbursimin e shpenzimeve direkte (pagesa për regjistrimin e kursit), ndërsa 100 euro ekzekutohen pas përfundimit me sukses të trajnimit dhe marrjes së certifikatës.

Pas aplikimit, stafi ynë do të ju asistoj në plotësim të aplikacionit dhe detaje tjera rreth përfitimit të subvencionit nga MASHT.

APLIKO këtu https://bit.ly/2ZjeuUt apo kontakto direkt +383 44 725 675.