Lajme

Kodi Civil/ Haradinaj: AAK e mbështetë familjen tradicionale

05/05/2024 22:51
nga:G B

Lideri i një partie opozitare në Kosovë thotë se po mbështet familjen tradiacionale në Kosovë.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka theksuar për emisionin “Expose”, prodhim i Gazeta Blic se Kodi Civil duhet të miratohet, por shton ai se partia e tij qëndron për familjet tradicionale.

“Aleanca qëndron për familje tradicionale, Kodi Civil duhet të kalojë por ne si Aleancë qëndrojmë, mbështesim familjen tradicionale, atë që e njohim”, deklaron Ramush Haradinaj./Gazeta Blic/

 

Duda Balje: Nuk ndryshoj qëndrim për Kodin Civil, është gabim që po e ngjyrosin me LGBTQ+

Teologu Florim Flugaj: Ky është qëndrimi i Bashkësisë Islame për Kodin Civil

Arbër Nuhiu: Kurti e ka mbrojtur Kushtetutën kur ka paralajmëruar miratimin e Kodit Civil