Lajme

Dështimi i konstituimit të Kuvendit, Demhasaj: Kurti po tenton të blejë kohë – Fatmir Limaj kandidat nga LVV për kryeparlamentar

04/18/2025 13:34
nga:Sh R

Kandidati për deptutet nga radhët e AAK-së, Arton Demhasaj, thotë se LVV është fajtore për dështimin e konstituimit të Kuvendit, raporton GazetaBlic.

Demhasaj në një intervistë për GazetaBlic, thotë se Lëvizja Vetëvendosje, në mungesë të numrave për formimin e qeverisë, janë duke i shkaktuar këto vonesa.

“Pa dyshim mendoj që partia që është fituese e zgjedhjeve është LVV është fajtore për shkak se vet në vitin 2022 e ka nënshkru ligjin për qeverinë, ligj i cili thuhet se deputet ose ministrat në fakt edhe kryeminsitri nëse kanë mrri me marrë mandat të deputeteti duhet me jep dorëheqje një ditë para certefikimit të rezultateve zgjedhore, këta nuk e kanë bë këtë gjë.

“Është shumë e qartë si procedurë por me gjasë partia që i ka fitu zgjedhjet në mungesë të numrave për me e votu kryeparlamentarin, për me marrë mandatin dhe me kriju qeverinë, janë duke i shkaktuar këto vonesa për aq kohë sa nuk mrrin me ble naj deputet qoftë komunitetet jo shumicë, jo serbe apo edhe të listes serbe, apo edhe deputetë tjerë me kriju shumicën parlamentare”, tha ai.

Tutje ai thotë se dorëheqja në bazë të ligjit dhe Kushtetutës duhet të jetë shprehimore dhe formale.

“Dorëheqja në bazë të ligjit dhe Kushtetutës duhet të jetë shprehimore dhe formale, duhet me pas akt, dokument dhe veprim që Kreyemisnitri jep dorëheqje, sepse edhe Kushtetua nuk e lejon me qenë edhe deputet edhe ministër apo kryeminsitër në detyrë”, u shpreh ai.

Sa i përket pozitës së kryeparlamentarit, Demhasaj thotë se LVV ka bërë marrëvehshje me NISMA-në, dhe se VV do ta propozoj emrin e Fatmir Limaj si kandidat për kryeparlamentar.

“Me gjasë po flitet që ka marrëveshje me NISMA, u pa edhe në seancën e parë ku NISMA votoj pro raportit, që kryearlamentari me i taku NISMËS ku po flitet që është emri i Fatmir Limaj që VV do ta propozoj si kandidat për kryeparlamentar”, theksoi Demhasaj.

Ndër të tjera ai mendon se të shtunën procesi i konstituimit të Kuvendit do të ecë tutje, ku shton se deri më tani LVV nuk i ka numrat por deri të shtunën mbetet të shihet se a do ti arrijnë.

“Unë mendoj që të shtunën ecë tutje, sepse edhe këta japin dorëheqje edhe formale për me mrri me zhblloku seancën konstituive të Kuvendit e që më pastaj me vazhdu në drejtim të qeverisë, e me gjasë deri tash nuk i kanë numrat të shohim deri të shtuën a po arrijnë ti sigurojnë”, tha ai.

Demhasaj thotë se vendi është në një ngërç politik, ku shton se në rast se shkon kështu deri në fund të muajit vendi mund të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Vendi është në një ngërc politik, nuk ka pas nevoj as me u zhagit procesi i rezlutateve, certefikimit dhe as konstituimit të Kuvendit sepse janë procese formale që nuk duhet me marrë kaq shumë kohë. Të shohim se si do të ecë të shtunën e tutje, në rast se kështu shkon një kohë të gjatë potencialit deri në fund të muajit, vendi mund të shkoj edhe në zgjedhje të jashtëzakonshme për shkak se kuvendi nuk po arrin me u konstituu dhe me vazhdu me procedurat për zgjedhjen e qeverisë”, përfundoi ai për GazetaBlic.