Lajme

Zogaj kryetar i degës III të LDK/ Halimi: Me Albanin hymë në parti në të njëjtën ditë, zgjodhëm vlerat para interesit personal

10/06/2023 12:19
nga:Sh R

Zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi, përmes një postimi në facebook, ka njoftuar se Dega e Presidentit Rugova, do të udhëhiqet nga nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj.

Halimi ka uruar Albanin për postin e tij, ku ka thënë se Dega e Presidentit Rugova është në duar të sigurta.

Tutje ajo ka thënë se me Albanin kemi hyrë në të njëjtën ditë në LDK, në kohërat më të vështira të saj.

“Me Albanin kemi hyrë në të njëjten ditë në LDK, në kohërat më të vështira të saj. Ne ecëm kundër frymës, zgjodhëm vlerat para interesit personal; liberaldemokracinë para popullizmit. Qartësinë para tablosë së turbullt politike. Të gjithë ne, me udhëheqjen dhe vizionin e Kryetarit Abdixhiku, u angazhuam për ringritjen e madhe, të cilët po e shohim në Kryeqytet e në gjithë vendin”, ka shkruar Halimi në llogarinë e saj në facebook.

Postimi i plotë: