Lajme

Kurti uron Zvicrën në Ditën Kombëtare: Me fat të kemi një aleat që shërben si shembull i një shoqërie të larmishme

08/01/2023 16:27
nga:Sh R

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka uruar Zvicrën në ditën kombëtare të saj.

Me anë të një postimi në Facebook, Kurti ka deklaruar se Kosova është me fat të ketë një mik që është shembull i një shoqërie të larmishme.

“Shumë urime për Ditën Kombëtare për Zvicrën. Jemi të entuziazmuar dhe me fat që kemi një mik dhe aleat që shërben si shembulli kryesor i asaj se si mund të duket një shoqëri e larmishme, e drejtuar nga qëndrueshmëria dhe duke shikuar përpara”., ka shkruar Kurti.