Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj ka njoftuar se rruga “Eçrem Çabej” po bëhet me tre korsi.
Zogaj bëri të ditur se kjo korsi e re “do ta lehtësojë në masë të madhe komunikacionin”.
Zogaj ka publikuar edhe pamje gjatë punimeve të korsisë së re në rrugën “Eçrem Çabej”.
Ndryshe, pak ditë më parë Komuna e Prishtinës ka zgjeruar me një korsi të re edhe rrugën “Ukshin Hoti” në lagjen Pejton.


