Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka dërguar komentet për Projektligjin për Paga dhe për Projektligjin për Zyrtarët Publikë.
FSSHK ka shqyrtuar dhe diskutuar me anëtarësinë e gjerë për Projektligjin për pagat në sektorin publik deponon këto propozime duke shpresuar që të njëjtat do të trajtohen nga ana e Grupit Punues dhe do të inkorporohen në këtë Projektligj.
Gazeta Blic ka siguruar komentet që Federata e Sindikatave ka dërguar për të dy këto projektligje.
Propozimet e FSSHK-së për Projektligjin për Pagat:
Të shtohet një nënparagraf i ri tek paragrafi 1
Vlera e koeficientit nuk mund të ulet më poshtë se vlera e koeficientit të miratuar në vitin paraprak
Të shtohet dhe teksti Kontrata kolektive
Paga e nëpunësve teknik dhe mbështetës të llogaritet në kuadër të Shtojcës për sistemin shëndetësor
Shtesa e performancës të përdoret me analogji edhe për nëpunësit e shërbimit publik
Shtesa për vëllim të punës ti mundësohet edhe nëpunësve të shërbimit publik
Shtesa për nëpunësit e sistemi shëndetësor të përfitohet nga të gjithë të punësuarit në të tre nivelet e sistemit shëndetësor
Të specifikohet lokacioni i largët kur parashihet dhe si llogaritet dhe të vlen për të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor.
Propozojmë të ndryshimit të paragrafit 1 të këtij nenin respektivisht hyrja në fuqi e këtij Ligji të bëhet pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.
Propozimet e FSSHK-së për Projektligjin për Zyrtarët Publikë:
Nëpunësit teknik dhe mbështetës të trajtohen si nëpunës të shërbimit publik
Nëpunësi i shërbimit publik dhe nëpunësi teknik dhe mbështetës kanë të drejtë të paraqesin ankesë sipas këtij ligji tek punëdhënësi dhe më pas mund të iniciojnë kontest pune në Inspektoratin e Punës dhe në gjykatën kompetente sipas legjislacionit përkatës në fuqi.
Kohëzgjatja e emërimit në cilësinë e ushtruesit të detyrës të jetë më së shumti 6 muaj.
Propozojmë që pranimi në pozitë të kategorisë së ulët dhe te mesme drejtuese bëhet me konkurs të brendshëm, në rast të mos përmbushjes së kritereve shpallet konkursi i hapur dhe publik.
Propozojmë që e drejta në pushim të parakohshëm siç është paraparë për nëpunës civil të iu njihet edhe nënpunësve të shërbimit publik.
Në vend të fjalës duhet propozojmë të shkruhet mundet
Pas nënparagrafit 1 të shtohet edhe një nënparagraf i ri për zëvendësimin në rastet e pushimit të lehonisë të një nëpunësi të shërbimit publik
Që përfaqësuesit sindikal të marrin pjesë që nga fillimi i procesit të rekrutimit./Gazeta Blic/
Më poshtë mund ta shihni komentet e dërguara nga FSSHK për këto dy projektligje:









