Lajme

Kërcënim i çuditshëm i Presidentit kroat: Nëse nuk ndryshon ligji zgjedhor në Bosnje, bllokojmë anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO!

04/28/2022 02:13
nga:Astrit Gashi

Ose perëndimi ose Përfaqësuesi i Lartë në BeH duhet ta detyrojnë Sarajevën të pranojë ndryshimin e ligjit zgjedhor në atë vend, ose Kroacia do të bllokojë rrugën e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO, ka deklaruar presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, duke theksuar se ai po i mbronë interesat jetike të kroatëve në Bosnje.

Milanoviq tha se parlamenti kroat nuk duhet të ratifikojë pranimin e askujt në NATO, përderisa të mos ndryshohet ligji zgjedhor në Bosnje dhe shtoi se anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në aleancë e konsideron si një “aventurë shumë te rrezikshme”, përcjellë GazetaBlic.