Ilir Kërçeli, shefi i kabinetit të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar sot pas akuzave të ngritura kundër tij nga zyrtari i PSD-së, Noli Nushi, i cili e akuzoi atë me anë të një shkrimi në Facebook se për ndërtimin e një çeshmeje me emrin e babait të tij, në pronë publike në Kamenicë, dhe atë pa leje.
Kërçeli tha për Klqan Kosovën se nuk ka bërë ndonjë dëm, derisa akuzat e PSD i cilësoi si të ulëta.
“Është e ulët kjo, kur dihet qëllimi. Ja ku e keni foton se si ka qene vendi, dhe nuk është demtuar asnjë milimetër gjelbrim”, tha ai në përgjigje me shkrim në rrjetet sociale, pa pranuar të zgjas bisedën nëse ka marrë leje.
Por vetëm u arsyetua se kjo që e ka bërë tani është më mirë se gjendja e mëhershme e vendit ku u ndërtua çëshmja, për të cilën mohon të jetë farë monumenti.
“Për besë është qesharake. Ju lutem vërtetojeni a është përmendore apo çka? Si ka qenë ai vend më herët gjatë qeverisjes së PSD-së?”, tha ai.


