Lajme

Kelmendi: UÇK-në nuk ka të drejtë ta gjykojë askush, përveç shqiptarëve, duhet të kishte pjesmarrje më të gjerë në protesta!

11/29/2023 20:11
nga:Y I

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Muhamet Kelmendi, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me protestën e mbajtur sot nga Partia Socialdemokrate në kundërshtim të vizitës së Trendafilovës në Kosovë.

Kelmendi tha se protesat dhe grevat janë mjete demokratike dhe e drejtë elementare e çdo qytetari.

“Demostratat grevat dhe protestat janë mjete kryesore mbi të cilin ndërtohet dhe nuk mund të kuptohet sistemi politik që ndërtohet mbi ideologjinë demokratike, pa këto mjete protestuese”

“Në këtë kuadër është e drejtë elementare dhe mjeti kryesor i qytetarëve në këtë sistem, demostratat, protestat, grevat dhe mjetet tjera paqësore.Me anën e tyre shprehen qëndrimet e çdo individi, subjekti dhe grupit të qytetarëve a kombit. Çdo herë vetëm ne kuadër të konditave ligjore.” deklaroi Kelmendi për “Gazeta Blic”.

Ai tutje u shpreh se UÇK-në nuk ka të drejtë ta gjykojë askush përveç shqiptarëve.

Kelmendi tha se do të ishte mirë që në protesta të kishte pjesmarrje më të gjerë të qytetarëve.

“UÇK-në nuk ka të drejtë ta gjykoj askush, veç shqiptarëve. Ndërsa të arrestuarit që gjenden në gjykim para ‘Gjykatës Speciale’ në Hagë është çështje e drejtësisë, dhe besoj se nuk ka prova për denimin e tyre, ata do të dalin fitimtar”

“Mirë kishte me qenë që në demonstrata të kishte pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve. Ato të ishin paqësore dhe në frymën e interesit kombëtar. UÇK është e të gjithve është çështje e kombit shqiptar” deklaroi njohësi i zhvillimeve politike për “Gazeta Blic”.

Gjashtë aktivistë të këtij subjekti politik u arrestua në protestën që u mbajt sot.

Nga kjo parti deklaruan për “Gazeta Blic” se mjetet e përdoruara nga ata ishin paqësore ndërsa policia me urdhër të pushtetit përdori dhunë.

“Në protestën kundër ardhjes së kryetares së gjykatës speciale, u arrestuan 6 aktivistë të PSD-së, Dardan Molliqaj, Nol Nushi, Zgjim Hyseni, Agron Kabashi, Gent Brahimi, Korab Korca. Protesta jonë ishte thirrje për reflektim ndaj kësaj gjykate një etnike. Mjetet tona ishin paqesore, ndërkohë policia me urdhër të pushtetit, perdori dhunë joproporcionale” deklaroi zëdhënësi i PSD-së për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/

PSD: Policia me urdhër të pushtetit përdori dhunë në protestë!

Humolli: Protesta e PSD-së e drejtë por do të duhej të ishte kundër Kuvendit të Kosovës nga i cili u formua Specialja!