Njohësi i çështjve juridike, Muhamet Kelmendi thotë se deklarata e miratuar dje në Bruksel për të zhdukurit, përbëhet nga dy shkelje shumë të rënda për Kosovën.
Kelmendi në një prononcim për GazetaBlic tha se, u barazuan vrasjet e rënda të bëra nga shteti serb mbi shqiptarët.
“Duke analizuar këtë deklaratë, dalin dy shkelje të rënda qu bënë në kontekst të Kosovë. E para, lufta ka përfunduar në Qershor të 1999, jo në dhjetor të vitit 2000. Ndërsa, shkelja e dytë është se, në këtë kohë, pas Qershorit 1999 e deri në dhjetori 2000, më rastet e veprave penale në Kosovë janë marrë organet e UNMIKU-të”, tha ai.
Kelmendi thotë se kryeministri iku nga Brukseli me “bishtë nën këmbë” dhe sipas tij, Kosova është në rrezik.
“Kurti shkoi në Bruksel për të arritur “fitore të Piros”, ndërsa iku me “bishtë nën këmbë”. Republika është në rrezik”, tha Kelmendi për GazetaBlic.


