Lajme

Katër raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

05/17/2022 15:07
nga:Q R

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar katër raste të reja me COVID-19 në Kosovë, raporton GazetaBlic.

Raste të vdekjes s’janë regjistruar, derisa është njoftuar për shërimin e 31 pacientëve.

Në 24 orët e fundit janë kryer 523 testime. Numri i rasteve aktive ka arritur në 282

Njoftimi i plotë:

17 Maj 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 162 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.989 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 822.641 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Deri më sot janë dhënë 102.404 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Nga 523 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.824.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 282.