Lajme

Kastrati për raportin e ‘Reporterëve pa Kufij’: Konfirmon që Kurti ka mendësi totalitare!

05/04/2024 17:19
nga:Y I

Kosova ka rënë 19 vende më poshtë sa i përket Indeksit të Lirisë së Shtypit.

Kështu thuhet në raportin e fundit të publikuar nga “Reporterët pa Kufij”.

Nga pozita e 56-të që ishte vitin e kaluar këtë vit Kosova ka shkuar në pozitën e 75-të.

Në lidhje me këtë raport ka folur për “Gazeta Blic”, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati

Kastrati tha se raporti i fundit konfirmon se Kurti ka mendësi totalitare .

Ai tha se kryeministri tenton me çdo kush që t’i kufizojë mediat që kanë raportu për keqqeverisjen e tij.

“Raporti i fundit konfirmon që Kurti ka mendësi totalitare sepse tenton me çdo kusht që ti kufizoj mediet që kanë raportu për keqqeverisjen e tij dhe politikëbërjen komike.Kufizimet dhe presionet ndaj medieve janë indikator i qartë se Kurti kërkon me çdo kusht që të gjithë ti nënshtrohen diktatit dhe hegjemonisë së tij” deklaroi Kastrati.

Deputeti i PDK-së, Kastrati, tha se renditja e tillë në raportin e ‘Reporterëve pa Kufij’ konfirmon që me ardhjen e Kurtit fjala liri në Kosovë është vetëm një term bosh.

“Renditja në këtë raport në fakt na e konfirmon që me ardhjen e Kurtit fjala LIRI në Kosovë është vetëm një term bosh e pa kuptim.Kurti dhe veprimet e regjimit të tij po ju diktojnë medieve vetëm mbijetesën duke tentu që ato të ulin kokën para padrejtësive të këtij regjimi”

Ai u shpreh optimist se gazetarët e lirë nuk do të lejojnë prangosjen e fjalës së lirë.

“Kjo nuk do të ndodh sepse gazetarët e lirë do ta refuzojnë prangosjen e fjalës së lirë. Mirepo, me këto veprime është dëmtu shumë Kosova dhe imazhi i saj ka rënë nderkombëtarisht përtoke” deklaroi Kastrati për “Gazeta Blic”.

Ardian Kastrati, PDK

Kosova përfshihet në grupin e vendeve ku mjedisi i medias është “problematik” sipas raportit të “Reporterëve pa Kufij”.

“Këtë rënie ne duhet ta shohim në kontekstin e tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë, në këtë kontekst, gazetarët në Kosovë janë përballur dhe kanë duruar shumë sulme fizike ndaj tyre. Janë me dhjetra sulme të tilla, ndërkohë që Partia në pushtet shtoi trysninë ndaj medias së pavarur. Ka patur dhe një lloj përndjekjeje administrative ndaj stacionit privat televiziv ‘Klan Kosova’. Nga ana tjetër, u bë zgjedhja e drejtorit të televizionit publik, i cili është i lidhur me kampin qeveritar. Pra, janë këto rreziqe të sigurisë dhe rreziqe politike, të cilat ju e dini se kanë patur pasoja të rënda mbi lirinë e shtypit në Kosovë”, tha për Zërin e Amerikës, Pavol Szalai, i “Reporterëve pa Kufij”.

/Gazeta Blic/

Kosova bie 19 vende më poshtë në raportin e “Reporterëve pa Kufij”: VV shtoi trysninë ndaj medias së pavarur