Lajme

Kandidati i AAK-së për Prizrenin: Do t’i sigurojë 800 deri 1000 vende për parkingje publike në zonën historike të qytetit

09/24/2021 20:16
nga:M K

Lulzim Kabashi, kandidati i AAK-së për të udhëhequr me kryeqytetin historik, Prizrenin ka thënë se një nga projektet që pritet t’i jep prioritet është sigurimi i parkingjeve publike në zonën historike.

Madje, ai ka thënë se numri i parkingjeve që pritet t’i sigurojë ai përmes një projekti variron nga 800 deri në 1000 sosh, përcjell GazetaBlic.

“Padyshim se një nga prioritetet e mia për mandatin e ardhshëm është që t’i sigurojë parkingjet publike në zonën historike.

Përgjatë mandatit të ardhshëm, përmes projekteve të ndryshme, synoj t’i sigurojë 800 deri në 1000 vende”, tha ndër të tjera Kabashi për “Blic Intervew me Astrit Gashin – Formati Zgjedhor”, prodhim i portalit GazetaBlic.

/GazetaBlic/