Lajme

Kamenicë: Një person tentoi t’ia vë flakën veturës së familjarit, pasi nuk i dha para

05/07/2023 10:10
nga:Genita C

Një person është arrestuar në Kamenicë pasi dyshohet se ka tentuar t’i vë flakën veturës së një familjari.

Kjo dyshohet të ketë ndodhur pasi viktima nuk i ka dhënë para të dyshuarit.

“DETYRIM, Kamenicë, 06.05.2023 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai në shenjë revolte që viktima mashkull kosovar nuk i kishte dhënë para kishte tentuar i vë flakën automjetit të viktimës, (Viktima dhe i dyshuari janë familjarë mes vete). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”