Lajme

Kadriajaj: Ka fluks të lartë të qytetarëve që kërkojnë ndihmë, të gjindet shkaku i helmimit!

07/14/2021 12:00
nga:Y I

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, e cila është nga Deçani po ndjek hap pas hapi situatën me helmimim masiv në këtë komunë, shkruan Gazeta Blic.

Kadriaj tha për “Gazeta Blic” se fatkeqësisht numri i apcientëve vazhdon të jetë i lartë.

“Fatkeqësisht po vazhdon numri i të infektuarve në komunën e Deçanit, edhe natën, ka një fluks të ri të qytetarëve të cilët janë të helmuar. Ne po e shohim me shqetësim dhe po e kërkojmë me ngulm, edhe kryetari Ramosaj, të hulumtohet dhe të gjindet shkaku se për çfarë janë helmuar qytetarët e Deçanit.Ne po shohim se nuk ka ra numri i të infektuarve, ka shku në mbi 1500 dhe me të drejtë komuna e Deçanit e ka shpallë gjendje emergjente. Konform kësaj gjendjeje emergjente do të duhej të jenë edhe institucionet shtetërore, duke u ardhur në ndihmë dhe përkrahur institucionet e Deçanit dhe Qendrën e Mjekësisë familjare.

“Tash më informuan se ka rritje dhe se ka sërish fluks të qytetarëve që po kërkojnë ndihmë”

Gjatë ditës së djeshme drejtori i QKMF-së në Deçan konfirmoi se numri i pacientëve që kanë kërkuar ndihmë ka shkuar në mbi 1500.

Deri në këto momente ende nuk dihet shkaku i saktë i infektimit të qytetarëve të Deçanit, megjithëse në fillimi ishte aluduar për ujin e pijshëm.

Në një përgjigje të IKSHPK-së pas marrjes së analizave të ujit rezulton se gjithçka është brenda parametrave të lejuar për konsumim.

Në 48 orët e fundit edhe dy persona humbën jetën në mënyrë të dyshimtë në Deçan, ç’ka bëri që në fillim të mendohej se ishin helmuar, por Ministria Vitia konfirmoi se nuk kanë lidhje me helmimet masive.

Komuna e Deçanit ditën e djeshme ka shpallur gjendjen emergjente, raporton Gazeta Blic.

Komuna e Deçanit shpall gjendjen emergjente pas helmimeve masive

Deçan, 310 pacientë kërkuan ndihmë në 24 orët e fundit