Lajme

Ka dështuar për herë të katërdhjetetretë “përpjekja” për konstituimin e Kuvendit

07/07/2025 11:28
nga:Gazeta Blic

Ka dështuar për herë të katërdhjetetretë “përpjekja” për konstituimin e Kuvendit.

Nga 99 deputetë sa ishin në sallë, vetëm 55 deputetë votuan për komisionin e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Pasi Albulena Haxhiu dështoi disa herë me radhë që t’i merrte 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryeparlamentare, LVV-ja po e hedh në votim çdo dy ditë propozimin për formimin e një komisioni për votim të fshehtë, i cili gjithashtu nuk po i merr votat e nevojshme.