Sporti

Juventusi me spektakël kalon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, e mposht thellë Frosinonen

01/11/2024 22:53
nga:Lorik J

Juventusi ka arritur të shënojë fitore ndaj Frosinones me rezultat 4-0 në kuadër të çerekfinales së Kupës së Italisë.

Zonja e Vjetër e nisi shumë mirë ndeshje, duke fituar penallti që në minutën e nëntë.

Nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Arek Milik që shënoi për 1-0, duke e mposhtur portierin Michele Cerofolini.

Në minutën e 38-të erdhi edhe goli i dytë, kur Weston McKennie asistoi te Milik që shënoi për 2-0.

Me të filluar pjesa e dytë, pas një gabimi në mbrojtjen mysafire, Milik kompletoi het-trikun duke shënuar për 3-0.

Në minutën e 61-të, ishte radha e sulmuesit të ri turk, Kenan Yildiz, i cili përfitoi nga asistimi i McKennie për të shënuar për 4-0. Deri në fund nuk kishte gola të tjerë, ku Juventusi kalon tutje dhe do të takohet me Lazion.