Lajme

Jusuf Thaçi: Nëse vizat përdoren si shkop dhe si shantazh ndaj Kosovës, Qeveria duhet të tërhiqet nga procesi i dialogut që ndërmjetësohet nga BE-ja

06/23/2022 18:34
nga:Astrit Gashi

Analisti Jusuf Thaçi ia ka propozuar Qeverisë Kurti një vendim, nëse Bashkimi Evropian nuk heq regjimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Thaçi deklaroi se nëse BE-ja vendos që çështjen e vizave ta përdorin si shkop dhe si shantazh ndaj Kosovës në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, duke i kërkuar Kosovës koncesione në shkëmbim të liberalizimit, atëherë Qeveria e Kosovës duhet të tërhiqet zyrtarisht nga procesi i dialogut që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Kjo sipas ish-zëvendësministrit të Arsimit, derisa BE-ja t’i pranojë dhe t’i trajtojë këto dy procese si procese tërësisht të ndara e të pavarura nga njëri-tjetri, ashtu siç edhe janë e siç duhet të jenë.