Lajme

Jeton Mushkolaj, kandidat i LDK-së për kryetar të Deçanit

06/15/2025 16:34
nga:G B

Jeton Mushkolaj do të jetë kandidat për kryetar të Deçanit në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, raporton Gazeta Blic.

Këtë e ka bërë të ditur deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, i cili ka thënë se Mushkolaj ka marrë mbështetje unanime të strukturave të degës së LDK-së në Deçan.

Postimi i tij i plotë:

Me mbështetjen unanime të të gjitha strukturave të Degës së LDK-së në Deçan, nisem një kapitull të ri për komunën tonë!

Jeton Mushkolaj, kandidati ynë për kryetar të Deçanit, vjen me vizion, përkushtim dhe fuqinë profesionale për ta çuar përpara zhvillimin e Deçanit që qytetarët tanë e meritojnë.

Për një fitore të shumëpritur.

Për një Deçan të zhvilluar dhe dinjitoz.

Për historinë e lavdishme të LDK-së në Deçan dhe për nderimin e veprimtarëve të saj të devotshëm.

#JetonMushkolaj

#LDKDeçan

#PërDeçaninQëDuam