Liverpool fitoi dje ndaj Arsenal me rezultat 0-2 në “Emrirates Stadium”.
Skuadra e Klopp siguroi tre pikë falë golave të Jota dhe Firmino, shkruan GazetaBlic Sport.
Pavarësisht fitores dhe paraqitjes së mirë, Klopp u ndal të flas rreth ankesave të tij ndaj referëve për mos referimin e faullave ndaj Manes.
“Jam thjeshtë i inatosur, si mund të zgjidhet një lojtar që të mos referohen faullat ndaj tij pavarësisht se çfarë bëjnë kundërshtarët”, tha Klopp.
“Ata e faulluan dhe kjo nuk u referua. Kjo ishte ajo për të cilën po flisja. Nuk kishte të bënte me lojën”, vazhdoi gjermani.
“Ndoshta dikush mund të më shpjegojë pse Sadio nuk merr goditjet e lira. Mos më thuaj se stimulon, ai nuk e bënë. Unë e njoh atë më mirë se kushdo tjetër dhe ai nuk është i tillë”, përfundoi Klopp.
/GazetaBlic Sport/


