Sporti

Ish legjenda e Liverpool: Nëse Salah kërkon më shumë se 500 mijë euro, drejtuesit duhet të heqin dorë

09/22/2021 08:30
nga:Mergim Rreci

Steve McManaman, një ish futbollist tek Liverpool, është kundër mundësisë që të kuqtë të bien dakord t’i paguajnë Mohamed Salah më shumë se 500 mijë euro në javë për ta rinovuar në këtë mënyrë.

Golashënuesi egjiptian ka një kontratë deri në vitin 2023, përcjell GazetaBlic Sport.

“Nuk mendoj se Liverpooli duhet ta paguajë atë pagë. Nuk është e lehtë të komentosh për këtë lloj lajmi sepse ka shumë zëra, por nëse Salah kërkon vërtet më shumë se gjysmë milioni euro në javë, unë mendoj se ata duhet të heqin dorë ”, tha ish mesfushori.

Salah fiton 240,000 euro në javë, rreth 12.5 milionë në vit, dhe planifikon të fillojë të marrë më shumë se dy herë më shumë.

/GazetaBlic Sport/