Lajme

Ish-deputetja e LDK-së: Askush nuk ka të drejtë të propozojë draft-statut për Kosovën, nëse nuk ka qenë në koordinim me Kurtin!

06/09/2023 12:14
nga:Y I

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me propozimin e draft-statutit nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Gaxherri tha se do të donte të besonte që ky propozim është bërë në koordinim me kryeministrin Kurti, në të kundërt askush nuk ka të drejtë të bëjë draft-statut për Kosovës.

“Duke parë kohët e fundit se asgjë nuk është normale në Republikën e Kosovës, duke parë ditët e fundit se diçka që kemi ndërtu për më shumë se katër dekada, ka fillu me u rrënu, çdo lajm fillon të të duket i rëndomtë. Megjithatë propozimi i kryeministrit të Shqipërisë, unë du me besu që ai është bërë në koordinim me kryeministrin aktual për ta nxjerrë nga situata ku është fut kryeministri i Kosovës. Në të kundërtën nëse është bërë pa asnjë konsultim dhe pa asnjë marrëveshje(ani pse fatkeqësisht këta dy kryeministra kanë dhënë me kuptu se nuk funksionojnë me njëri-tjetrin) nuk ka të drejtë askush ta bëjë propozim të draft-statutit për Republikën e Kosovës.Ne jemi shtet i paavarur dhe përgjegjësitë shtetërore duhet t’i mbajmë vetë, duhet t’i shtyjmë vetë, është fat i mirë që kemi Shqipërinë, një shtet fqinj por të veçantë i cili duhet të na ndihmojë gjithmon dhe shumë shpesh e ka bërë këtë” tha Gaxherri për “Gazeta Blic”

Gaxherri tutje theksoi se ky moment është i paqartë pasi kryeministri Kurti nuk jep asnjë informacion për situatën që ndodhet vendi.

“Ky moment për mua është i paqartë, unë nuk kam informacione ma shumë se sa kam dëgjuar nga mediat, nuk e kemi parë draft-statutin, nuk e dimë si ka ardhë deri aty, kështu që ne nuk dimë asgjë as nga vetë kryeministri jonë këtu, jemi krejtësisht në ‘terr’ informativ dhe jemi krejtësisht të panjoftuar me situatën shumë të rëndë që është dhe krejt çfarë dimë janë nga mediat dhe nga faktori ndërkombëtar dhe në këtë rast SHBA-të dhe ambasadorët e QUIN-it në Kosovë të cilët rregullisht takohen me kryetarin dhe Kryesinë e LDK-së. Prej tyre ne jemi të njoftuar mirë, kemi qenë të njoftuar edhe shuë më herët dhe jemi mundu që t’i ndihmojmë kryeministrit duke patur parasysh që po ndihmojmë Kosovën por ka qenë dhe është shumë e vështirë qe me kete kryeministër të vazhdojmë e t’i shtyjmë proceset përpara” tha Gaxherri për “Gazeta Blic”

Besa Gaxherri, ish-deputete e LDK-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dje në një konferencë për media ka deklaruar se i kanë propozouar Gjermanisë dhe Francës një draft të Asociacionit për Republikën e Kosovës.

Ai ka konfirmuar se ua ka dërguar draftin presidentit Macron dhe kancelarit Scholz dhe se e ka vënë në dijeni edhe Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel dhe palën amerikane.

“Rama thotë se e ka marrë këtë iniciativë duke e ditur se do të vinin gjërat në pikën kur Kosova dhe Serbia s’do të merren vesh. Ai thotë se drafti është në pajtim me gjithë rekomandimet e Gjykatës Kushtetutese të Kosovës.“Dje i kam përcjellë presidentit Macron dhe Scholz një draft të Asociaoinit për të cilin kam vënë në dijeni edhe Charls Micheln dhe palën amerikane. Është një draft punuar nga ekspert të nivelit më të lartë amerikanë dhe evropianë prej kohësh. Gjë që është bërë pikërisht në rast se do të vinte kjo ditë.Kjo ditë kur palët dhe në këtë rast, për mua i pakutpueshëm është pozicioni i Kosovës dhe jo i Serbisë. Palët nuk po mërren dot vesh se as kush duhet ta shkruaj këtë tekst, e jo më se cfarë do të ketë teksti. Është dokument konfidencial që s’pretendon të jetë zgjidhja ideale por është një dokument i nivelit më të lartë që merr në konsideratë se Asociacioni është pjesë e organizimit të jetës në Republikën e Kosovës duke adresuar të gjithë rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Uroj që ky material do të vlej për të cuar në një nivel tjetër dialogun dhe për t’I bërë palët që të flain për gjëra konkrete”, ka deklaruar Rama, raporton Gazeta Blic.

/Gazeta Blic/

Edi Rama i propozon një draft statut të Asociacionit Macronit e Scholz

Drafti i propozuar nga Rama, Pula: Veprim i gabuar, ishte pjesë e bisedimeve edhe për shkëmbimin e territoreve!