Lajme

Drafti i propozuar nga Rama, Pula: Veprim i gabuar, ishte pjesë e bisedimeve edhe për shkëmbimin e territoreve!

06/09/2023 10:48
nga:Y I

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Shqipërim Pula, në një deklaratë dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me propozimin e draft-statutit nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Pula e ka cilësuar veprimin e Ramës të gabuar, duke theksuar se s’ka qenë e nevojshme nga ai, t’i bëhet barrë Kosovës me një draft-statut të tillë .

“Veprimi befasues i kryeministrit Rama, lidhur me draft-statutin për “Asociacionin/Bashkësinë e Komunave me shumicë Serbe”, ka mjaftueshëm të panjohura në ndërmarjen e veprimeve të cilat pjesërisht u bënë të ditura, nga vet ai. Por, natyrisht, nga ajo çfarë e deklaruar …u kuptua se ka pasur akterë të ndryshëm të angazhuar në të shkruarit e draft-statutit, po aktualisht mbeten të pakuptuar, kush ishin emrat si tekst shkrues!?. Mbetet e panjohur, pse për një draft të tillë nuk është konsultuar qeveria e Kosovës dhe t’i dorëzohet një kopje e draftit!? Mbetet e panjohur, ishte vet iniciativë apo i’a kërkuan dhe kush!?” tha Pula për “Gazeta Blic”

Pula tha se kryeministri Rama duke i ditur “apetitet” territoriale të Serbisë kundrejt Kosovës, do të duhej ta kundërshtonte Asociacionin.

Ai tha se i njëjti ka qenë pjesë e bisedimeve edhe për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi.

“Unë, duke i ditur apetitet territoriale të Serbisë zyrtare, kundrejt Kosovës, e kam kundërshtuar shtrirjen institucionale të Serbisë përmes “Asociacionit/Bashkësisë …” atëherë, pse kryeministri Rama në vend se t’a kundërshtonte atë e mbështet!? Unë, nuk e kuptojmë ç’punë ka kryeministri Rama në një moment kaq delikat nëpër të cilin po kalon Kosova, t’i bëhet barrë me një draft-statut të tillë!? Në kohën e diskutimit të këmbimit/korigjimit të territoreve para disa vitesh, u dekonspirua, doli që kryeministri Rama kishte qenë pjesë e atyre bisedimeve, e tani sërish i angazhuar për “Asociacionin/Bashkësinë …”!?”

“Unë, për veriun, përkatësisht Kosovën, e kam paralajmëruar kohë më parë nga druajtja që nëse ndodh një “Asociacion/ Bashkësi …” në Kosovë, në një të ardhme do të kërkohet për zbatim (si model) nga qeveria Helene për jugun e Shqipërisë sipas apetiteve të tyre për territorin që ata e quajnë me emrin fashist “Vorio Epiri” e do të kushtëzohet Shqipëria politike për anëtarësime siç është kushtëzuar në disa etapa politike, lidhur me temat mbi varrezat Greke apo kufirin detar në mes Shqipërisë e Greqisë. Prandaj, e konsideroj, veprim befasues të kryeministrit Rama, mbi këtë draft-statut, të gabuar dhe lehtësisht të manipulueshëm si temë. Sot, nesër, e kurdo herë Kosova e 93% Shqiptarëve shumicë, ka nevojë për përbashkim panShqiptarë” tha Pula për “Gazeta Blic”


Shqipërim Pula, Analist

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dje në një konferencë për media ka deklaruar se i kanë propozouar Gjermanisë dhe Francës një draft të Asociacionit për Republikën e Kosovës.

Ai ka konfirmuar se ua ka dërguar draftin presidentit Macron dhe kancelarit Scholz dhe se e ka vënë në dijeni edhe Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel dhe palën amerikane.

“Rama thotë se e ka marrë këtë iniciativë duke e ditur se do të vinin gjërat në pikën kur Kosova dhe Serbia s’do të merren vesh. Ai thotë se drafti është në pajtim me gjithë rekomandimet e Gjykatës Kushtetutese të Kosovës.“Dje i kam përcjellë presidentit Macron dhe Scholz një draft të Asociaoinit për të cilin kam vënë në dijeni edhe Charls Micheln dhe palën amerikane. Është një draft punuar nga ekspert të nivelit më të lartë amerikanë dhe evropianë prej kohësh. Gjë që është bërë pikërisht në rast se do të vinte kjo ditë.Kjo ditë kur palët dhe në këtë rast, për mua i pakutpueshëm është pozicioni i Kosovës dhe jo i Serbisë. Palët nuk po mërren dot vesh se as kush duhet ta shkruaj këtë tekst, e jo më se cfarë do të ketë teksti. Është dokument konfidencial që s’pretendon të jetë zgjidhja ideale por është një dokument i nivelit më të lartë që merr në konsideratë se Asociacioni është pjesë e organizimit të jetës në Republikën e Kosovës duke adresuar të gjithë rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Uroj që ky material do të vlej për të cuar në një nivel tjetër dialogun dhe për t’I bërë palët që të flain për gjëra konkrete”, ka deklaruar Rama, raporton Gazeta Blic.

/Gazeta Blic/

Edi Rama i propozon një draft statut të Asociacionit Macronit e Scholz