Lajme

Ish-deputeti i VV’së: Qeveria e Kosovës do ta rrezikojë anëtarësimin e Kosovës në KiE

05/08/2024 11:41
nga:G C

Ish-deputeti i VV’së, Afrim Kasolli thotë se është e vështirë të parashikohet nëse kryeministri Kurti do ta dërgojë në Kushtetuese, draft statutin e Asociacionit.

Kasolli në një prononcim për GazetaBlic thekson se, ky skenar përjashtohet dhe me këtë, sipas tij, po rrezikohet anëtarësimi i Kosovës në KiE.

“Është vështirë të thuhet se cilin qëndrim do ta mbajë në fund kryemisti Kurti. Në bazë të deklarimeve të tij ky skenar përjashtohet, pra Qeveria e Kosovës do ta rrezikojë anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës, duke e shpërfillur rekomandimin e përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it, sipas të cilit miratimi dhe dërgimi i draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe është parakusht për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë”, tha Kasolli.

Por, sipas tij, mund të ndodhë edhe e kundërta, ashtu siç ka ndodhur me pronën për Manastirin e Deçanit.

“Mirëpo, nëse gjykojmë nga disa veprime të deri tanishme të kryeministrit Kurti nuk përjashtohet kjo mundësi. Ashtu siç ka vepruar me rastin e freskët të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për regjistrimin e 24 hektarëve tokë si pronë e Manastirit të Deçanit. Siç dihet deri në fund i pari i Qeverisë së Kosovës i kishte “rezistuar” presionit të vendeve të QUINT-it, duke përmendur raporte ndërkombëtare se si Kosova është vend demokratik etj etj, por në fund për t’u dorëzuar para këtij presioni se pasojat janë më të mëdha nëse nuk e zbaton këtë vendim”, thotë Kasolli për GazetaBlic.

Pantina e LDK-së: Masat ndëshkuese të BE-së do t’i vuajnë komunat dhe qytetarët

Deputeti i VV’së për BE-në: Masat janë absurde, po vlerësohemi njëjtë si Serbia që është pro regjimit të Putinit