Lajme

Pantina e LDK-së: Masat ndëshkuese të BE-së do t’i vuajnë komunat dhe qytetarët

05/08/2024 10:31
nga:G C

Anëtarja e LDK-së, Shqipe Pantina shpreson se Bashkimi Evropian do t’i largojë masat ndëshkuese të Kosovës.

Pantina në një prononcim për GazetaBlic thekson se, këto masat të cilat po i vuan Kosova nuk e kanë dhënë efektin e pritur.

“Unë shpresoj se BE-ja do t’i largojë masat ndëshkuese sepse nuk e kanë dhënë efektin e pritur, mendoj”, tha Pantina.

Sipas Pantinës, pasojat e këtyre masave do të ndihen nga komunat dhe qytetarët.

“Për me tepër, ndonëse qëllimi ishte të ndëshkonin Qeverinë për (mos) veprimet e saj, pasojat nga këto masa më shumë do ndihen nga komunat dhe qytetarët”, tha Pantina për GazetaBlic.

Kujtojmë se, Bashkimi Evropian ka folur sërish për çështjen e heqjes apo jo të masave ndëshkuese ndaj Kosovës.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka deklaruar të martën se Brukseli e ka bërë të qartë se Këshilli Evropian do të diskutojë rreth çështjes së largimit të tyre, varësisht nga zhvillimet në teren.

“Mesazhi i Këshillit Evropian në dhjetor për masat ka qenë shumë i qartë, se Këshilli do të diskutojë heqjen e mundshme të masave të BE-së në varësi të zhvillimeve në terren në bazë të raportit të Përfaqësuesit të Lartë rreth përmbushjes së kërkesave të BE-së që iu kërkuan Kosovës”, ka thënë Stano.

Ai ka shtuar se mund të konfirmoj që raporti është afër finalizimit, mirëpo nuk ka treguar kohën se kur do t’i dorëzohet Këshillit Evropian.