Lajme

Deputeti i VV’së për BE-në: Masat janë absurde, po vlerësohemi njëjtë si Serbia që është pro regjimit të Putinit

05/08/2024 11:34
nga:G C

Deputeti i VV’së, Gramos Agusholli thotë se masat e BE-së për Kosovën janë absurde.

Agusholli në një prononcim për GazetaBlic thotë se për këtë është bindur edhe nga deklaratat e fundit të përfaqësuesve europian.

“Me deklaratat e fundit të përfaqësuesve europian, jam bindur edhe më shumë që masat ndaj shtetit tonë janë dhe kanë qenë gjithmonë absurde”, tha Agusholli.

“Të vlerësosh njëjtë një shtet pro Europian dhe një shtet që është pro regjimit të Putinit, i cili nuk përfill asnjë kërkesë europiane, për mua kjo është padrejtësi dhe gafë e madhe”, shton tutje Agusholli.

Madje, Agusholli përmendi edhe kushtëzimin që BE-ja ia bëri Kosovës për ndihmën 6 miliardëshe, njëjtë si Serbisë.

“Përveç që jemi ende nën sanksionet e BE-së, këto ajo, njëjtë si shtetin e Serbisë na kanë kushtëzuar edhe për ndihmën 6 miliardëshe që është ndarë për vendet e Ballkanit. Mos të harrojmë edhe deklaratën e urimin e përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrel në “Twitter” për Qeverinë e re të Serbisë, aty ku është i përfshirë edhe Aleksandër vulin, i cili është nën sanksionet e ShBA-së për lidhjet e tij me Rusinë”, shton Agusholli.

Deputeti i VV’së shpreson se do të ndrrojë qasja e BE-së karshi Kosovës, pasi siç thotë ai, nuk është hera që shteti ynë po gjendet në padrejtësitë e tyre.

“Nuk është hera e parë që shteti jonë po gjendet në lumin e padrejtësive të përfaqësuesve të BE-së. Shpresoj që do të reflektohet mbi këtë çështje dhe do të ndryshojë qasja për të mirë”, tha Agusholli për GazetaBlic.

Pantina e LDK-së: Masat ndëshkuese të BE-së do t’i vuajnë komunat dhe qytetarët