Lajme

Ish-deputeti i VV’së: Do të dëmtohet demokracia, nëse zgjedhjet lokale e qendrore mbahen njëkohësisht

06/09/2025 18:57
nga:Genita C

Ish-deputeti i VV-së, Fatmir Humolli, ka kritikuar mundësinë e zhvillimit të zgjedhjeve lokale dhe qendrore njëkohësisht, duke theksuar se kjo do të dëmtonte demokracinë.

Ai për GazetaBlic ka thënë se nëse do të ndodhte një situatë e tillë, do të dominojnë politikat e qendrës, ndërsa kandidatët për pozitat lokale do të vepronin në shërbim të partive të qendrës, duke humbur mundësinë për të përfaqësuar qytetarët dhe zgjidhur problemet specifike të komunitetit.

Humolli ka theksuar se në këtë rast, gjatë fushatës nuk do të vërehen kandidatët që kanë synim të përfaqësojnë interesat e qytetarëve dhe të zgjidhin çështjet lokale, çka do të dëmtonte seriozisht procesin demokratik.

“Nëse shkohet në zgjedhje lokale dhe qendrore njëkohësisht, demokracia në zgjedhjet lokale do të dëmtohet. Për arsye se do të dominojnë ata të qendrës, ndërsa ata të lokaleve do të jenë në shërbim të qendrës. Gjithashtu, në fushatë nuk do të vërehen kandidatët që do të garojnë për të përfaqësuar qytetarët dhe për të zgjidhur problemet e tyre në lokalitetin ku jetojnë”, tha Humolli për GazetaBlic.

Ibrahimi paralajmëron: Bllokimi i Kuvendit do të vë në rrezik organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve lokale

Arifi: Kosova do të ketë pasoja të mëdha nga trashëgimia politike e VV’së

Dedaj bën thirrje që qytetarët mos ta votojnë VV’në në zgjedhjet lokale: Kanë bërë kapitullimin e shtetit të Kosovës