Lajme

Ish-deputeti i LDK-së: Refuzimi i dy partive opozitare për takim me Kurtin, vendim i peshuar jo mirë

05/13/2024 19:48
nga:Genita C

Ish-deputeti i LDK-së, Naser Rugova tha se ka shumë tema për të cilat partitë politike duhet të ndërtojnë unitet funksional dhe koncensus politik.

Rugova këtë e tha në një përgjigje për GazetaBlic, teksa komentoi refuzimin e dy partive opozitare, LDK dhe AAK, për takim me kryeministrin Kurtin.

Ai tutje tha se, Kosova është në një periudhë senzitive politike.

“Kosova është në një stad senzitiv politik. Procesi i dialogut me Serbinë, presionet ndërkombëtare për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, jo funksionaliteti i punës së Paralamentit – mosvotimi i marrëveshjeve ndërkombëtare dhe ditëve të fundit, kushtëzimet për anëtarësim të vendit tonë në Këshillin e Evropës, janë vetëm disa nga temat e rëndësishme që spektri politik duhet të ndërtoj unitet funksional dhe koncensus politik”, tha Rugova.

Sipas tij, pa marrë parasysh qëllimin e ftesës së kryeministrit Kurti për takim, vendimi i LDK-së dhe AAK-së që ta refuzojnë, nuk ishte i duhuri.

“Pa marrë parasysh qëllimin dhe formën e ftesës, konsideroj që dialogu pozitë-opozitë është dashur të ndodhë dhe është nevojë imediate të intensifikohet në këtë periudhë të ndishme për vendime me peshë për fatin e Kosovës. Vlerësoj se refuzimi i takimit nga dy subjektet politike opozitare ishte vendim jo i peshuar mirë”, tha Rugova për GazetaBlic.

Nis takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi

Refuzimi i LDK-së e AAK-së për takim me Kurtin, Humolli: Nuk është koha për veprime elektorale

Takimi në Bruksel, Haziri thotë se Kurti do të ‘dorëzohet’ edhe për dinarin: Ja çka do të bëj

Time Kadrijaj: Qeveria e Albin Kurtit, e vetmja që i ka sjell dëme të mëdha Kosovës

Beqa i PDK-së: Kjo Qeveri nuk ia vlen të shkojë më tutje!