Lajme

Refuzimi i LDK-së e AAK-së për takim me Kurtin, Humolli: Nuk është koha për veprime elektorale

05/13/2024 18:41
nga:Genita C

Ish-deputeti i VV’së ka komentuar refuzimin që dy partitë opozitare, LDK e AAK, i kanë bërë ftesës së kryeministrit Kurti për takim.

Humolli në një përgjigje për GazetaBlic thekson se, nuk është koha që të bëhen veprime elektorale, pasi sipas tij, duhet t’ia bëjnë me dije kryeministrit Kurti që janë kundër Asociacionit.

“Tani nuk është korrekte që të bëhen veprime elektorale. Nëse nuk i tregojnë se ato janë kundër Asociacionit. Ata dëshirojnë që Qeveria të bëjë gabime”, tha Humolli.

“Kosova duhet përballë botës të jetë unike, sepse miqtë e Serbisë në Evropë po instalojnë dhe fuqizojnë ndikimin e shovenizmit serb. Për botën demokratike që u pa me paralametarët evropian, nuk është interes fuqizimi i ndikimit rus në Ballkan përmes Serbisë”, shton ai.

Sipas Humollit, nuk duhet të pranohet asnjë presion për Asociacionin, pasi siç thotë ai, Asociacioni është vetëm interes i Rusisë.

“Klasa jonë politike nuk duhet të pranojë presionin nga burokratët evropian, Asociacioni është vetëm interes i Rusisë”, tha Humolli për GazetaBlic.

Takimi në Bruksel, Haziri thotë se Kurti do të ‘dorëzohet’ edhe për dinarin: Ja çka do të bëj

Time Kadrijaj: Qeveria e Albin Kurtit, e vetmja që i ka sjell dëme të mëdha Kosovës

Beqa i PDK-së: Kjo Qeveri nuk ia vlen të shkojë më tutje!