Kanë përfunduar tri ndeshjet e ditës së sotme në Superligën e Kosovës.
Malisheva ka arritur fitore të madhe ndaj Ballkanit, shkruan GazetaBlic Sport.
Ishte një ndeshje në të cilën shkëlqyen futbollistët vendas, atje ku triumfuan me rezultat 2 me 0. Pefqeli dhe Pira shënuan për fitoren e madhe të skuadrës së drejtuar nga Arsim Thaqi.
Futbollisti i kësaj skuadre, Hasan Hyseni bëri një postim interesant pas ndeshjes. Ai tha se kjo fitore ndaj Ballkanit ndodhi për ta bërë derbin e nesërm mes Dritës dhe Gjilanit më interesant.
/GazetaBlic Sport/


