Lajme

Ironizon Bardhyl Meta: Marrëveshja vllaznillakut Kosovë-Serbi, nënshkruar nga Me’hazi (Serbi) dhe Me’turri (Kosovë)

03/01/2023 20:22
nga:Astrit Gashi

Ish-deputeti LDK-së, Bardhyl Meta, ka ironizuar pas pajtimit për planin franko-gjerman, të arritur të hënën në Bruksel, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shkruan GazetaBlic.

“Bota e Çudirave dhe Marrëveshja vllaznillakut Kosovë-Serbi, nënshkruar nga Me’hazi (Serbi) dhe Me’turri (Kosovë)!?”! Shembulli 1. Ambasada e Serbisë në Prishtinë do të jetë e vendosur – n’godinën e Qeverisë së Kosovës në Prishtinë?! dhe “Ambasada e Kosovës në Beograd do të jetë e vendosur – n’godinën e Qeverisë së Serbisë në Beograd”?!Kështu thotë Marrëveshja e Re: Neni 8 “Palët do të shkëmbejnë Misionet e Përhershme. Ato do të vendosen në selinë e Qeverive përkatëse”, shkroi Meta në Facebook.

Meta theksoi se pikërisht për këtë është arritur pajtimi mes Kryeministrit Kurti, duke theksuar se atij i mbeti merak që marrëveshja nuk u nënshkrua të hënën dhe Presidentit serb, Vuçiq.

“Komenti: Vllaznillak, hajt se na “jemi një” – çka me pagua pa nevojë zyra, rrymë e internet, lidhje telefonike e automat te kafes e pastruese!
– Qitu bashkë – i ndajmë hallet, informatat, ambiciet e t’ardhmen!”, shkroi Meta.

Ai më tutje theksoi se deri me sot, Selia e Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi është në objektin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Beograd, ndërsa Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi dhe e Serbisë në Kosovë, janë themeluar me Marrëveshjen e Brukselit, të arritur në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, më 31.05.2013, në Bruksel.

“Interesante, apo’jo? pak edhe sikur t’ishte nga “Bota e Çudirave”!
P.S. Në vijim, në këtë seri publikimesh për Marrëveshjen “Pa Humor, por, edhe Pa’Pardon! ?” – do të publikojë edhe pikanteri tjera, të Marrëveshjes së vllaznillakut Kosovë-Serbi, nënshkruar nga Me’hazi dhe Me’turri!
Me’Shnet!”, shkroi Meta.